Rama: ‘Mafia e bërllokut’ po vepron në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për problemin e mbeturinave, për çka bëri një krahasim të situatës së menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë me rastin e Napolit, duke akuzuar drejtpërdrejt Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për sabotim të qëllimshëm të shërbimeve komunale. ”Për fat të keq një çështje puro politike, disa gjëra të cilat…

Lajme

20/05/2025 21:35

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur për problemin e mbeturinave, për çka bëri një krahasim të situatës së menaxhimit të mbeturinave në Prishtinë me rastin e Napolit, duke akuzuar drejtpërdrejt Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për sabotim të qëllimshëm të shërbimeve komunale.

”Për fat të keq një çështje puro politike, disa gjëra të cilat unë kur kam jetuar jashtë vendit kam lexuar për Napoli se qysh mafia e bërllogut e bën bërllog sa herë që dëshiron atje se i ka të gjitha instancat në dorë ja që e njëjta po na ndodh edhe në Prishtinë ku një kryeshef një njeri i Uran Ismajlit, i PDK-së e ka në dorë fuqinë vendimmarrëse se a me kry sherbimin a jo më shumë se një kryetar i kryeqytetit. Këtë ndërmarrje e menaxhon PDK-ja edhe kjo çështje është puro politike”, tha Rama në RTV21.

Ai tutje ka shtuar se ”kemi përgaditur, kallëzim penal ndaj kryeshefit dhe do ta qojmë këtë proces deri në fund”.