29 vjeçari i varur nga video-lojërat tenton të vrasë prindërit e tij, pasi ia ndalën WiFi-në

Një i ri i varur nga video lojërat u përpoq të helmojë familjen e tij në Tajlandë pasi ata ia kishin ndalur wifi-në për të mos luajtur lojëra.

Fun

20/06/2019 08:50

Sak Duanjan, 29 vjeç, u kthye në shtëpi i dehur dhe filloi të luajë lojëra me zë të lartë në telefonin e tij ndërsa prindërit e tij po flinin.

Njerku i tij, Chakri Khamruang, 52 vjeç, doli dhe e ndali internetin për të mos u shqetësuar më tepër nda djali i tij, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

Të nesërmen nëna e tij Suban Duanjan, 51 vjeç, zbuloi pesticide vdekjeprurëse në ujin brenda shtëpisë së familjes.

Zonja Duanjan tha se ajo zbuloi helmin kur shkoi për të marrë ujë për të gatuar orizin në mëngjes. Nëna e tronditur tha se ishte e habitur që djali i saj u përpoq ta vriste atë dhe bashkëshortin e saj.

“E pashë djalin tim që zbriti në katin e poshtëm dhe vuri diçka në kavanoz rreth orës 2 të mëngjesit. E pyeta se çfarë po bënte, por ai nuk iu përgjigj dhe u kthye në dhomën e tij. Pra, e lashë atë dhe u ktheva në shtrat. Unë ende nuk mund të besoj se mund ta bënte këtë. Unë e di se ai zemërohet shumë lehtë”, u shpreh ajo.

Familja vendosi të lajmëronte autoritetet lokale për sjelljen e dhunshme të djalit.

Duanjan më vonë pranoi se kishte vënë helmin në ujin e familjes, sepse u tërbua që ishte penguar të luante lojërat e preferuara.