Haradinaj përkujton Sandokanin në 28-vjetorin e rënies: Luftëtar trim e i vendosur, emër i paharruar i lirisë

Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Abedin Rexhën, të njohur me nofkën “Sandokani”, në 28-vjetorin e rënies së tij. Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, duke e cilësuar atë si një luftëtar trim dhe të vendosur. “Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë…

Lajme

08/10/2026 10:25

Ish-kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Abedin Rexhën, të njohur me nofkën “Sandokani”, në 28-vjetorin e rënies së tij.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, duke e cilësuar atë si një luftëtar trim dhe të vendosur.

“Me Abedin Rexhën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, ditën kur ra Luani e u plagos Rafet Rama. E kujtoj si luftëtar trim e të vendosur, një emër i paharruar i lirisë së Kosovës. I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Haradinaj.

Abedin Rexha, i njohur si “Sandokani”, ishte një nga luftëtarët e UÇK-së dhe komandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” në Zonën Operative të Drenicës. Ai ra më 8 tetor 1998 në pyjet e fshatit Kllodernicë të Skenderajt. /Lajmi.net/