27 vjet nga rrëzimi tragjik i aeroplanit të OKB-së në Kosovë, humbën jetën 24 persona

Më 12 nëntor janë bërë 27 vjet nga rrëzimi tragjik i aeroplanit të Programit Botëror të Ushqimit (WFP), i cili po transportonte punonjës ndërkombëtarë humanitarë dhe të ndihmës nga Roma drejt Prishtinës. Përmes një postimi, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka përkujtuar këtë tragjedi, ku humbën jetën të gjithë 24 personat që…

Lajme

13/11/2026 16:42

Më 12 nëntor janë bërë 27 vjet nga rrëzimi tragjik i aeroplanit të Programit Botëror të Ushqimit (WFP), i cili po transportonte punonjës ndërkombëtarë humanitarë dhe të ndihmës nga Roma drejt Prishtinës.

Përmes një postimi, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka përkujtuar këtë tragjedi, ku humbën jetën të gjithë 24 personat që ndodheshin në bord, transmeton lajmi.net.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e 12 nëntorit 1999, në kushte të motit të ftohtë dhe mjegullës së dendur, derisa aeroplani po i afrohej Aeroportit të Prishtinës. Ai u rrëzua në malin Piceli, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë udhëtarëve.

Në mesin e viktimave ishin punonjës ndërkombëtarë humanitarë dhe të ndihmës, të cilët po udhëtonin drejt Kosovës për të kontribuar në përpjekjet për rimëkëmbjen dhe ndihmën humanitare pas luftës.

UNMIK ka theksuar se shërbimi dhe sakrifica e tyre mbeten pjesë e historisë së Kosovës dhe kujtohen me respekt të thellë.

“Shërbimi dhe sakrifica e tyre mbeten pjesë e historisë së Kosovës dhe kujtohen me respekt të thellë”, thuhet në mesazhin përkujtimor të UNMIK-ut./lajmi.net/