Era rrëzon një shtyllë elektrike në Suharekë, qytetari pretendon se KEDS-i ishte njoftuar për dëmtimin që një vit

Një shtyllë elektrike është rrëzuar në Suharekë si pasojë e erërave të forta. Rastin për lajmi.net e ka raportuar një qytetar, i cili pretendon se shtylla kishte qenë e dëmtuar prej kohësh dhe se KEDS-i ishte njoftuar për gjendjen e saj që një vit më parë. Sipas qytetarit, pavarësisht njoftimit, ekipet e KEDS-it nuk kishin…

Lajme

13/11/2026 16:24

Një shtyllë elektrike është rrëzuar në Suharekë si pasojë e erërave të forta.

Rastin për lajmi.net e ka raportuar një qytetar, i cili pretendon se shtylla kishte qenë e dëmtuar prej kohësh dhe se KEDS-i ishte njoftuar për gjendjen e saj që një vit më parë.

Sipas qytetarit, pavarësisht njoftimit, ekipet e KEDS-it nuk kishin intervenuar për ta riparuar shtyllën.

Ai ka shprehur shqetësimin për rrezikun që mund të paraqesin shtyllat e dëmtuara elektrike për sigurinë e qytetarëve./Lajmi.net/