27 vjet nga masakra në Pastasellë – kujtesë dhe dhimbje që nuk shuhet

Masakra në Pastasellë të Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth. Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i…

Lajme

31/03/2026 10:56

Masakra në Pastasellë të Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këtë masakër janë vrarë dhe masakruar 106 persona nga ky fshat dhe fshatrat tjera përreth.

Edhe sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 27 vjetësh figurojnë të pagjetur. Në këtë masakër përpos vrasjes dhe masakrimit nga forcat serbe, të vrarët më pastaj edhe janë djegur. Në këtë masakër kanë mbijetuar 13 persona.

Për vrasjen dhe masakrimin e 106 martirëve, deri më tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.

Nga kjo masakër mbijetuan 14 dëshmitarë, dy prej të cilëve dëshmuan në Gjykatën e Hagës.

Dëshmitë e dy të mbijetuarve të masakrës së Pastaselit ishin gurë themeli në ndërtimin e dosjes ligjore kundër udhëheqjes së lartë shtetërore dhe ushtarake serbe. Dëshmitë e tyre sollën dënime individuale, si dhe shërbyen si mjeti kryesor që bindi gjykatësit se në Kosovë ishte ushtruar një fushatë sistematike terrori mbi baza etnike.