2500 franga në muaj pa punuar asnjë ditë, zviceranët në referendum
Në Zvicër sot po zhvillohet një referendum unik, i cili do të vendosë nëse duhen garantuar apo jo të ardhura bazë për çdo qytetar.

Bota
Propozimi i hedhur në referendum kërkon që çdo personi në moshë madhore t’i paguhen të ardhura prej 2 500 frangash zvicerane, apo 2 555 dollarë në muaj, pavarësisht nëse punon apo jo.
Megjithatë, ky propozim nuk është favorizuar nga sondazhet. Iniciativa popullore që mblodhi 100 mijë firma synon t’u garantojë qytetarëve “një jetë dinjitoze dhe mundësinë për të marrë pjesë në jetën publike, edhe pa punuar”.
Qeveria dhe Parlamenti e kanë refuzuar një kërkesë të tillë dhe sipas sondazheve, edhe votuesit pritet ta refuzojnë në masën 70 për qind këtë propozim.