250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane. Këtë ditë, Haradinaj e quajti historike, teksa shtoi se sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për Ushtrinë e Kosovës dhe popullin e saj. “Në këtë ditë historike, shpreh urimet më të…

Lajme

14/06/2025 09:42

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane.

Këtë ditë, Haradinaj e quajti historike, teksa shtoi se sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për Ushtrinë e Kosovës dhe popullin e saj.

“Në këtë ditë historike, shpreh urimet më të përzemërta për popullin amerikan dhe pjesëtarët e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, për 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Sakrifica, trimëria dhe përkushtimi i ushtrisë amerikane mbeten frymëzim i vazhdueshëm për ne dhe Ushtrinë e Kosovës. Përjetë falënderues për mbështetjen në momentet më vendimtare të historisë sonë”.