25-vjetori i Betejës së Lavdishme të Haraçinës, ambasadori Denion Meidani para familjarëve të dëshmorëve: Liria nuk dhurohet

Në shënimin e 25-vjetorit të Betejës së Lavdishme të Haraçinës dhe 30-vjetorit të themelimit të Komunës së Haraçinës, ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani mbajti një fjalim kushtuar sakrificës, kujtesës historike dhe rëndësisë së ruajtjes së dinjitetit kombëtar. Në praninë e familjarëve të dëshmorëve, veteranëve, drejtuesve vendorë dhe qytetarëve të Haraçinës, Meidani theksoi…

Lajme

25/06/2026 10:54

Në shënimin e 25-vjetorit të Betejës së Lavdishme të Haraçinës dhe 30-vjetorit të themelimit të Komunës së Haraçinës, ambasadori shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani mbajti një fjalim kushtuar sakrificës, kujtesës historike dhe rëndësisë së ruajtjes së dinjitetit kombëtar.

Në praninë e familjarëve të dëshmorëve, veteranëve, drejtuesve vendorë dhe qytetarëve të Haraçinës, Meidani theksoi se këto përvjetorë përfaqësojnë një histori të vetme, historinë e qëndresës dhe sakrificës.

Duke folur për rolin e brezit që mori pjesë në ngjarjet e vitit 2001, ai theksoi se kishte momente kur historia kërkon përgjigje nga njerëzit, ndërsa e cilësoi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare si zërin e një populli që refuzoi të jetonte i përkulur dhe theksoi se shqiptarët e Haraçinës zgjodhën të ngrihen mbi sfidat e historisë.Në fjalën e tij, ambasadori nderoi dëshmorët, veteranët dhe familjet e tyre, duke theksuar se kujtesa historike është themeli i dinjitetit të një kombi.

Në fjalën e tij, ambasadori nderoi dëshmorët, veteranët dhe familjet e tyre, duke theksuar se kujtesa historike është themeli i dinjitetit të një kombi.