25 vite pa Freddie Mercury, këto këngë mbijetojnë në kujtesë (Video)

Ai për vete mendoi se nuk është një pianist i mirë.

ShowBiz

25/11/2016 09:13

Vokalisti i Queen, Freddie Mercury, është fajtori pse ky grup ka kaq shumë këngë të mira, të suksesshme, që rrëqethin fansat në koncerte dhe me tekste domethënëse.

Mercury ndërroi jetë me 24 nëntor 1991, vetëm 45 vjeçar, dhe morri shumë sekrete me vete në varrin e tij. Dikur punoi si fotomodel, ishte shok i mirë i David Bowie, ndërsa këngën “Bohemian Rhapsody” nisi ta shkruante kur ishte student.

Ai për vete mendoi se nuk është një pianist i mirë. Bile, njëherë me Princeshën Diana shkuan bashkë në një bar homoseksualësh. Në 25 vjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë këto këngë që Freddie dhe Queen i kanë lënë për fansat kudo në botë.