23 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë gjatë mëngjesit – 11 ende aktive
Gjatë periudhës kohore 08:00 – 14:00 të ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin e Kosovës, prej të cilave 11 janë ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar, njofton Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME). Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, situata po menaxhohet në koordinim të ngushtë mes Njësive…

Lajme
Gjatë periudhës kohore 08:00 – 14:00 të ditës së sotme, janë regjistruar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin e Kosovës, prej të cilave 11 janë ende aktive, ndërsa 12 janë lokalizuar, njofton Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME).
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, situata po menaxhohet në koordinim të ngushtë mes Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Qendrave Operative dhe vetë Agjencisë, transmeton lajmi.net
“AME – NJPZSH mbeten në gatishmëri të lartë për të reaguar dhe për t’u përgjigjur në çdo situatë kur kërkohet,” thuhet në njoftimin zyrtar.
Agjencia u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri në numrat emergjentë 112, 193 dhe 192.
Në fund të njoftimit, Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin në menaxhimin e situatave emergjente.
Njoftimi i plotë: