21-vjeçarja që kreu provimet gjysmë ore përpara se të lindte

Një grua etiopiane kreu provimet në një shtrat spitalor gjysmë ore përpara se të lindte një foshnje të gjinisë mashkullore.

Fun

11/06/2019 18:11

Almaz Derese, 21-vjeçare, u fut në sallën e lindjes të hënën, jo shumë larg përpara se t’i nënshtrohej provimeve në Etiopinë Perëndimore, transmeton lajmi.net.

Pritshmëritë e saj u përmbushën, pasi priste të kryente provimet përpara lindjes së djalit, meqë provimet ishin shtyrë për më vonë, për shkak të muajit të Ramazanit.

Bashkëshorti i saj, Tadese Tulu, ishte në gjendje ta bindte shkollën që të linte të futeshin testet në spitalin ku po qëndronte ajo, njoftoi BBC.

Komisionerët e ekzaminimeve publike morën zarfat e mbyllur që përmbanin testet nën mbrojtjen e policisë së armatosur në repartin e lindjes, njoftoi TPI.

Ajo i tha BBC-së se provimet shkuan mirë dhe djali i saj i vogël ishte në gjendje të rregullt shëndetësore./Lajmi.net/