21-vjeçarja, pa ndonjë problem shëndetësor, vdes nga koronavirusi

16:28 | 25 Mars 2020

Një grua 21-vjeçare, pa ndonjë gjendje shëndetësore para-ekzistuese, ka vdekur nga koronavirusi, ka bërë të ditur familja e saj.

Chloe Middleton mendohet të jetë viktima më e re në Mbretërinë e Bashkuar që nuk ka pasur probleme shëndetësore, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë njerëzit që mendojnë se është veç një virus, ta rimendojnë edhe njëherë. Po flas nga përvoja personale: i ashtuquajturi koronavirus ka marrë jetën e vajzës sime 21-vjeçare”, ka shkruar në një postim nëna e saj në rrjetin social ‘Facebook’.

Vetëm pak ditë më parë u njoftua se një burrë 18-vjeçar gjithashtu kishte vdekur nga COVID-19. /Lajmi.net/