21% e votave të numëruara: Këta po kryesojnë listën e LDK-së

Pas numërimit të mbi 21% të votave, janë publikuar rezultatet paraprake për kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lumir Abdixhiku kryeson listën me mbështetje të konsiderueshme, ndërsa disa figura të tjera të partisë kanë shënuar rezultate të…

Lajme

29/12/2025 22:53

Pas numërimit të mbi 21% të votave, janë publikuar rezultatet paraprake për kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Zgjedhjet e 28 Dhjetorit 2025.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lumir Abdixhiku kryeson listën me mbështetje të konsiderueshme, ndërsa disa figura të tjera të partisë kanë shënuar rezultate të forta në këtë fazë të numërimit.

Renditja aktuale e kandidatëve nga LDK është si vijon:

  1. Lumir Abdixhiku – 15,872 vota

  2. Hykmete Bajrami – 10,212 vota

  3. Ukë Rugova – 8,840 vota

  4. Doarsa Kica Xhelili – 7,965 vota

  5. Avdullah Hoti – 7,949 vota

  6. Kujtim Shala – 6,926 vota

  7. Armend Zemaj – 5,511 vota

  8. Anton Quni – 5,502 vota

  9. Lutfi Haziri – 4,778 vota

  10. Janina Ymeri – 3,956 vota. /Lajmi.net/