“2024, viti i gjuhës shqipe”, Rama: Vendosëm piketa për ruajtjen dhe promovimin e saj

Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se janë vendosur piketa të reja për mbrojtjen dhe promovimin e saj, si një element kyç i identitetit tonë kombëtar. “Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull,…

Lajme

06/01/2025 17:29

Në kuadër të Vitit të Gjuhës Shqipe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se janë vendosur piketa të reja për mbrojtjen dhe promovimin e saj, si një element kyç i identitetit tonë kombëtar.

“Ky vit i veçantë na dha mundësinë të reflektojmë mbi vlerën e gjuhës, si një pasuri e përbashkët që na lidh si popull, kudo që ndodhemi dhe të zhvillojmë më tej planet tona për mbështetjen e mësimit shqip në diasporë”, thotë Rama.

Rama shton se vitin që lamë pas po ashtu janë hedhur hapa konkretë për të mbështetur mësimin e shqipes në diasporë, duke zhvilluar plane që sigurojnë përhapjen dhe forcimin e përdorimit të saj në komunitetet shqiptare jashtë vendit.