200 mijë euro, lule për Luana Vjollcën (FOTO)
Prezantuesja e njohur e Top Channel, Luana Vjollca është vënë ‘seriozisht’ në kërkim të djalit të luleve, sipas një përllogaritjeje që ka bërë ajo në emisionin 6 ditë pa Ermalin, del që djali i luleve ka shpenzuar 200 mijë euro
ShowBiz
Meqenëse bukuroshja e ekranit, Luana merr vazhdimisht lule nga një anonim, ajo është bërë kaq e interesuar, sa që përmes një postimi ka theksuar se ajo do të martohej me të.
E ftuar në emisionin 6 ditë pa Ermalin, sipas ‘përllogaritjeve’ me ‘ndihmën’ e Ermal Mamaqit rezultoi se djali (me siguri) ka shpenzuar rreth 28 milionë lekë (200.341 euro) për lulet e dërguara në adresë të saj.
Ndërkaq, Luana është shprehur se me këtë para ajo mund të kishte blerë shtëpi ose makinë. lajmi.net