2 muaj para zgjedhjeve lokale, Muharremaj njofton për vendosjen e gurthemelit të objektit të zjarrfikësve
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e kësaj komune së shpejti do ta kenë objektin e tyre të ri dhe modern. Muharremaj tha se bashkë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do ta bashkëfinancojnë ndërtimin e këtij objekti. “Ka 8 vite që jam në teren me ta dhe e njoh mirë…

Lajme
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se zjarrfikësit e kësaj komune së shpejti do ta kenë objektin e tyre të ri dhe modern.
Muharremaj tha se bashkë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do ta bashkëfinancojnë ndërtimin e këtij objekti.
“Ka 8 vite që jam në teren me ta dhe e njoh mirë nevojën e tyre. Pritëm shumë që t’na ndihmojnë institucionet qendrore përgjegjëse, të cilat e kanë detyre dhe përgjegjësi, por nuk ndodhi”.
“Fal humanistëve dhe donatorëve zemërmirë, në këto vite zjarrfikësit tanë kanë automjete moderne. E tash do ta kenë edhe objektin e ri me të gjitha kushtet që ju nevojiten”, shkroi Muharremaj.
Ai bëri të ditur se nesër nga ora 10:00 do të vihet gurthemeli i këtij objekti.