“Zonja e hekurt, presidentja e popullit”, Vjosa Osmani si prijëse e listës mposhtet edhe nga Donika Gërvalla me votat e 7 qershorit

Në zgjedhjet e 7 qershorit, qytetarët e Kosovës e kanë shprehur mendimin e tyre për secilin kandidat për deputetë, përmes votës së tyre. Dikush më shumë e dikush më pak, 120 kandidatët për deputetë nga secila parti kanë mbledhur votat për t’u bërë apo jo ligjvënës të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net. Kandidate për deputete…

Lajme

11/06/2026 10:32

Në zgjedhjet e 7 qershorit, qytetarët e Kosovës e kanë shprehur mendimin e tyre për secilin kandidat për deputetë, përmes votës së tyre.

Dikush më shumë e dikush më pak, 120 kandidatët për deputetë nga secila parti kanë mbledhur votat për t’u bërë apo jo ligjvënës të Republikës së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Kandidate për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit, saktësisht bartëse e listës ka qenë edhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani por jo me partinë që e kishte themeluar vetë ajo dikur e që është Guxo. Osmani kishte garuar me LDK-në pasi nuk gjeti mbështetje nga Guxo dhe VV për ta kandiduar edhe njëherë për Presidente.

Në këto zgjedhje, kur deri tani janë numëruar 84.91% të votave për deputetë, Osmani ka marrë 67 mijë e 279 vota.

Për dallim nga Osmani, dikur kolegia e saj më e afërt me të cilën ishin bashkëthemeluese të Guxo-s, Donika Gërvalla ka marrë më shumë vota. Deri tani Gërvalla ka amuluar gjithsej 75 mijë e 529 vota.

Osmani dhe Gërvalla tash e një kohë kanë prishur raportet e afërta mes tyre.

Ato të dyja dikur i gjuanin “diss-e” njëra tjetrës përmes këngëve të këngëtares Dafina Zeqiri.

“Para se të kalojë të këngëtari i ardhshëm, pasi këndoi Dafina, këndoi këngën e presidentes ‘llafe, llafe’ “, kishte thënë Gërvalla dy vite më parë.

Kësaj deklarate të Gërvallës i ishte përgjigjur vetë Vjosa Osmani, me një tjetër këngë të Dafina Zeqirit.

“Nuk e kom pa, po u dashka me gjetë edhe me pa. Nuk do të komentoja raporte, por kemi dallime në qëndrime dhe janë të qarta dhe publike. Nëse doni me vazhdua pak me kënge të Dafinës, e ka një të re “me kast, me kast, mjeshtër i mashtrimeve, me kast, me kast përsëritës i gabimeve. Përndryshe, Dafina një përkrahëse e fuqizimit të gruas dhe kauzës së barazisë gjinore”, deklaroi Osmani.

Gërvalla nuk kishte shprehur mbështetje për Osmanin as kur kjo e fundit kishte thënë publikisht se do të donte të garonte edhe për një mandat në krye të shtetit.

Pasi Gërvalla e Faton Peci nuk e mbështetën Osmanin, disa ish-deputetë të kësaj partie iu bashkuan Osmanit e LDK-së në garën e 7 qershorit, por që deri më tani vetëm Albena Reshitaj e ka të sigurtë ulësen e deputetes, ndërkaq Haxhi Avdyli nuk ka arritur ta siguroj atë si dhe Jeta Statovci mbetet ende e pasigurtë nëse e ka fituar një mandat si deputete.

Drama e mos-bashkëpunimit në mes dyshes vazhdon tash e gati dy vite, teksa siç duket Osmani e Gërvalla më s’kanë asnjë kontakt me njëra-tjetrën.

Por derisa Osmani deklaronte se “populli e do për presidente”, në fakt populli votoi shumë kandidatë të tjerë edhe më tepër duke vën në pikëpyetje nëse kjo e fundit deklaroi të duhurën./Lajmi.net/