Zjarrfikësi shpëton nga flakët fëmijën në një banesë në Tiranë, e merr me shkallë në krahë
Një apartament në zonën e Astirit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët këtë të diel, duke shkaktuar panik te banorët. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes situata është vënë nën kontroll nga tre mjete zjarrëfikëse dhe nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania…
Lajme
Një apartament në zonën e Astirit, në Tiranë, është përfshirë nga flakët këtë të diel, duke shkaktuar panik te banorët.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes situata është vënë nën kontroll nga tre mjete zjarrëfikëse dhe nuk ka pasur persona të lënduar ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania duket një zjarrëfikës që shpëton nga flakët fëmijën duke e marrë përmes shkallëve të improvizuara në krahët e tij.