Vidhen rreth 125 euro në një objekt fetar në veri të Mitrovicës – Arrestohen dy të dyshuar, njëri nga ta i mitur

Një vjedhje ka ndodhur dje rreth orës 15:30, në një objekt fetar në rrugën “Qeta e Minatorëve” në Mitrovicë të Veriut. Persona të panjohur kanë depërtuar dhe kanë vjedhur rreth 125 euro. Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa sot në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, janë arrestuar dy persona. Pas arrestimit,…

Lajme

11/01/2026 20:51

Një vjedhje ka ndodhur dje rreth orës 15:30, në një objekt fetar në rrugën “Qeta e Minatorëve” në Mitrovicë të Veriut.

Persona të panjohur kanë depërtuar dhe kanë vjedhur rreth 125 euro.

Rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”, ndërsa sot në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut, janë arrestuar dy persona.

Pas arrestimit, personat e dyshuar janë intervistuar dhe te njejtit e kane pranuar se kane kryer vepren ne fjal. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është caktuar masa e ndalimit:

  • M.S. (2007) – ndalim për 48 orë
  • D.R. (2008) – i mitur, ndalim për 24 orë

Të dy personat e arrestuar janë shtetas të Republikës së Serbisë, me vendbanim në Mitrovicë të Veriut.

“Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe informacionet e ofruara, dhe i fton ata që të raportojnë çdo rast të dyshimtë, pasi vetëm përmes bashkëpunimit me qytetarët mund të parandalohet dhe luftohet kriminaliteti”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: