Tre të lënduar nga një aksident zingjiror në Fushë Kosovë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zingjiror në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se në aksident janë përfshirë pesë automjete. “Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.…

Lajme

25/09/2024 21:28

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zingjiror në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se në aksident janë përfshirë pesë automjete.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/