Tentohet të digjet një shkollë në Prishtinë

Digjet një shkollë në Prishtinë, nga dy persona të cilët për qëllime jo të njohura i kanë vënë flakën shkollës. Policia kanë  njoftuar për rastin në raportin 24 orësh. Të dyshuarit janë vërejtur nga sigurimi i shkollës, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë. “Rr. Josip  Rela, Prishtinë  03.05.2024 – 18:05.   Raportohet  se dy persona…

Lajme

04/05/2024 08:38

Digjet një shkollë në Prishtinë, nga dy persona të cilët për qëllime jo të njohura i kanë vënë flakën shkollës.

Policia kanë  njoftuar për rastin në raportin 24 orësh.

Të dyshuarit janë vërejtur nga sigurimi i shkollës, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.

“Rr. Josip  Rela, Prishtinë  03.05.2024 – 18:05.   Raportohet  se dy persona të panjohur, të maskuar, duke thyer dritaren e objektit të shkollës, kanë hedhur  lëndë djegëse-benzinë  dhe kanë tentuar t’ia vunë zjarrin, por pasi janë diktuar nga personeli i shkollës të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.” /Lajmi.net/