Tensione te Ministria e Arsimit në Tiranë, protestuesit heqin pllakat e trotuarit, ndërhyn policia
Kanë nisur përplasjet mes studentëve dhe policisë në protestën që po mbahet para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit kanë nisur të shkulin pllakat e trotuarit duke qëlluar me gurë në drejtim të godinës. Menjëherë ka ndërhyrë policia që ka qetësuar situatën.