Tensione në pankinën e Realit, Ancelotti i kërkon Rodrygos ta përshëndesë pasi të zëvendësohet
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reaguar pas një momenti tensioni me Rodrygon Goes. Ndeshja e Kupës së Mbretit ndërmjet Real Madridit dhe Villarreal përveç dramës me rikthimin e rezultatit nga ‘Mbretërit’, u përcoll edhe me tension, transmeton lajmi.net. Në minutën e 55`, Ancelotti vendosi të bëjë një ndryshim të dyfishtë: Dani Ceballos dhe…
Sport
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka reaguar pas një momenti tensioni me Rodrygon Goes.
Ndeshja e Kupës së Mbretit ndërmjet Real Madridit dhe Villarreal përveç dramës me rikthimin e rezultatit nga ‘Mbretërit’, u përcoll edhe me tension, transmeton lajmi.net.
Në minutën e 55`, Ancelotti vendosi të bëjë një ndryshim të dyfishtë: Dani Ceballos dhe Marco Asensio zunë vendin e Toni Kroos dhe Rodrygo.
Një zëvendësim që nuk i pëlqeu brazilianit dhe italiani duhej të merrte vëmendjen e tij. “Më përshëndet”, i tha ai, teksa ka kapur ‘Movistar Plus+’.
Trajneri u shfaq duke u drejtuar nga Rodrygo dhe duke e qortuar atë. Imazhi i pazakontë për një trajner si italiani, i cili me atë lëvizje kërkonte reagimin e furishëm të skuadrës së tij, e cila në atë kohë po humbiste 2-0 (ndeshja më pas u mbyll 3:2 në favor të Realit).
Rodrygo mbeti i dëshpëruar, duke parë përpara dhe shumë serioz, pa dhënë asnjë përgjigje.
Sapo mbaroi takimi, Carlo Ancelotti e hodhi poshtë se mund të kishte tensione në mes tyre: “I thashë të mos harrojë të më përshëndesë kur të largohet”.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell momentin në fjalë:
'Tu a mi, me saludas'
'You, you need to acknowledge me'
Rodrygo Goes receiving a stern word from Carlo Ancelotti last night.pic.twitter.com/WyKE1sNrYG
— Football España (@footballespana_) January 20, 2023