“Takim i mbarë mes dy partive politike”, Abdixhiku: Folëm për dy rrugë, koncensus ose marrëveshje politike – Nuk dhamë emra për Presidentin

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për të biseduar për çështjen e Presidentit. Ai ka thënë se takimi i tyre ishte takim ndërpartiak, që diskutonte çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës dhe jo vetëm, shkruan lajmi.net. Folëm për gjithë politikën e jashtme të Kosovës, çështjet e sigurisë,…

Lajme

23/02/2026 16:22

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për të biseduar për çështjen e Presidentit.

Ai ka thënë se takimi i tyre ishte takim ndërpartiak, që diskutonte çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës dhe jo vetëm, shkruan lajmi.net.

Folëm për gjithë politikën e jashtme të Kosovës, çështjet e sigurisë, çështjet me interes të përbashkët. E falënderova për përfshirjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës  në buxhet qendror. U zotuam për çështje të marrëveshjeve ndërkombëtare me interes për Republikën e Kosovës por në përgjithësi folëm për çështjen e ardhshme, më të rëndësishme atë të Presidentit dhe afatit kushtetues që po na rrjedh”, ka thënë Abdixhiku para mediave.

Ai tha se në këtë takim u dakorduan se janë vetëm dy rrugë përpara.

“E para është që duhet ose koncensus politik mes faktorëve të vendit, dhe ky koncensus duhet të ndërtohet në këto 9 ditë të ardhshme, ose duhet një marrëveshje klasike politike mes partive për çështjen e presidentit. Në të dyja rastet duhen së paku 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Mbet të takohemi në ditët në vijim për të parë njërën nga këto dy mundësi”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se nuk kanë folur për një emër të përveçëm për ta propozuar, por për rrugën deri aty.

“Nuk përmendëm emra, folëm për parime, për shtylla potenciale të zgjidhjes së çështjes jetike të zgjedhjes së Presidentit dhe shmangies së zgjedhjeve të parakohshme. Po shikojmë, janë dy rrugë përpara. e para është koncensusi politik mes partive politike të Kosovës, dhe e dyta është marrëveshja politike mes partive në këtë rast mes LDK-së dhe VV-së. Për të gjitha rastet nevojiten 2/3 e deputetëve. Jemi tu fol për proces të koncensusit, nga ai dalin kandidaturat. Diskutuam për çështjen e Presidentit të Republikës dhe nevpjën e 2/3 të deputetëve. Marrëveshja politike në këtë fazë ka të bëj me çështjen e Presidentit, në këtë fazë nuk ka interes në atë drejtim por gjithçka është e hapur brenda marrëveshjes politike. Por, edhe koncensusi është i natyrshëm. Çfarë do zgjidhje që na sjell për 2/3 ee deputetëve të Kuvendit”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se në këtë takim dhe pas tij ka folur në emër të gjithë deputetëve të LDK-së.

“Ishte një takim përmbajtësor, për çështje me interes të Kosovës përfshirë edhe çështjen e Presidentit të Kosovës. Ishte takim i mbarë dhe i mirë mes dy partive politike. Është një çështje që duhet të përfshij të gjithë, jo vetëm ne. Nuk kemi fol për emra, e propozime konkrete. Fillimisht janë dy rrugë që duhet të zgjedhen. Njëra rrugë është marrëveshja politike, ku partitë bëhen bashkë dhe përcaktojnë presidentin e ardhshëm, ose koncensusin kur i duhet një kandidatur përtej marrëveshjes politike”, ka shtuar Abdixhiku. /Lajmi.net/