Tahiri: Kosova pa strategji kundër korrupsionit, raporti i KE-së evidenton kufizimin e lirisë së mediave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të llogaridhënies, duke u thirrur në gjetjet e raportit të KE-së, për Kosovën. Në seancën plenare të Kuvendit, Tahiri ka thënë se në vend ka degradim të demokracisë dhe të mbikëqyrjes parlamentare ndaj ekzekutivit. Sipas tij, Qeveria po vepron pa dhënë llogari…

Lajme

05/11/2026 13:09

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për mungesë të llogaridhënies, duke u thirrur në gjetjet e raportit të KE-së, për Kosovën.

Në seancën plenare të Kuvendit, Tahiri ka thënë se në vend ka degradim të demokracisë dhe të mbikëqyrjes parlamentare ndaj ekzekutivit.

Sipas tij, Qeveria po vepron pa dhënë llogari për sektorët kryesorë, ku do të duhej të kishte progres.

Një prej çështjeve që ai e ka veçuar është lufta kundër korrupsionit, duke theksuar se Kosova nuk ka strategji kundër këtij fenomeni.

“Ky shtet, ky vend dhe kjo qeveri është e vetmja qeveri që nuk ka strategji kundër korrupsionit. Një obligim i cili vit pas viti dokumentohet në këtë raport, përderisa lufta kundër korrupsionit mbetet çështje endemike dhe problematike”, ka deklaruar Tahiri. /Lajmi.net/