Shpërthim në Taksim të Stambollit, dyshohet se ka të vdekur

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në Taksim të Stambollit. Mediat turke kanë raportuar të dielën se ka ndodhur një shpërthim në rrugën popullore të këmbësorëve në sheshin “Taksim” të Stambollit, ku është raportuar se dyshohet që ka edhe viktima. Siç raporton e përditshmja turke “Sabah”, një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe policore…

Bota

13/11/2022 15:09

Një shpërthim ka ndodhur ditën e sotme në Taksim të Stambollit.

Mediat turke kanë raportuar të dielën se ka ndodhur një shpërthim në rrugën popullore të këmbësorëve në sheshin “Taksim” të Stambollit, ku është raportuar se dyshohet që ka edhe viktima.

Siç raporton e përditshmja turke “Sabah”, një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe policore janë dërguar në këtë rajon.

Për një arsye të panjohur ka ndodhur një shpërthim para një dyqani në rrugën “Beyoğlu Istiklal”.

Zjarrfikësit nga Beyoğlu dhe Şişli janë dërguar në vendngjarje.

Sipas raportimeve të gazetës “Sabah”, nga informacionet e para është kuptuar që ka të vdekur dhe të lënduar nga shpërthimi. /Lajmi.net/

Më poshtë momenti i shpërthimit: