Shembja e rrugës në Prishtinë, ndërpritet furnizimi me energji elektrike në një pjesë të qytetit
KOSTT ka njoftuar për mungesë të energjisë elektrike në një pjesë të kryeqytetit, si pasojë e shembjes së rrugës në Veternik. Ata kanë thënë se si pasojë e shembjes së dheut është prekur rrjeti transmetues në nivelin 110 kV. “Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë…
Lajme
KOSTT ka njoftuar për mungesë të energjisë elektrike në një pjesë të kryeqytetit, si pasojë e shembjes së rrugës në Veternik.
Ata kanë thënë se si pasojë e shembjes së dheut është prekur rrjeti transmetues në nivelin 110 kV.
“Si rezultat i kësaj situate, një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga NS Prishtina 6 kanë mbetur pa energji elektrike. Ekipet e KOSTT-it, në koordinim me KEDS, janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”, ka njoftuar KOSTT.
KOSTT-i ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët e afektuar. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: