Sela: Shqiptarët në Maqedoni nuk duan parti lagjesh e mahallash, duan organizime politike që frymojnë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se shqiptarët në Maqedoni nuk duan parti lagjesh, këto ai i tha në Televizionin T7. Sipas tij, ata duan një organizimi politik që frymon nga Likova deri në Strugë. “Shqiptarët në Maqedoni nuk duan parti lagjesh e mahallash, parti qytetesh, e Strugës, e Kërçovës, e Gostivarit, e…

Lajme

01/05/2024 21:29

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se shqiptarët në Maqedoni nuk duan parti lagjesh, këto ai i tha në Televizionin T7.

Sipas tij, ata duan një organizimi politik që frymon nga Likova deri në Strugë.

“Shqiptarët në Maqedoni nuk duan parti lagjesh e mahallash, parti qytetesh, e Strugës, e Kërçovës, e Gostivarit, e Tetovës, duan organizime politike që frymojnë nga Likova deri në Strugë dhe atë që është plakë për ne, lokalizmi, kurrë s’ka qenë i mirë, janë në gjendje ta luftojnë dhe këtë e shprehën me votë. Ky ishte një mesazh i rëndësishëm që u transmetua me votë”, tha Sela.