Rukiqi:Në 1,197 ditë qeverisje, të kësaj Qeverie, Kosovës i janë shtuar 2 kilometra rrugë të reja

Zyrtari i  LDK-së,Berat Rukiqi, mëngjesin e sotshëm e ka nisur me kritika ndaj Qeverisë Kurti për mungesë të shtrimit të rrugëve të reja. Ai në rrjetin social Facebook është shprehur  se gjatë mandatit të kësaj qeverie janë shtruar vetëm 2 kilometra rrugë të reja. ‘’Në 1,197 ditë qeverisje, të kësaj Qeverie, Kosovës i janë shtuar…

Lajme

05/10/2024 10:34

Zyrtari i  LDK-së,Berat Rukiqi, mëngjesin e sotshëm e ka nisur me kritika ndaj Qeverisë Kurti për mungesë të shtrimit të rrugëve të reja.

Ai në rrjetin social Facebook është shprehur  se gjatë mandatit të kësaj qeverie janë shtruar vetëm 2 kilometra rrugë të reja.

‘’Në 1,197 ditë qeverisje, të kësaj Qeverie, Kosovës i janë shtuar 2 kilometra rrugë të reja. Nëse e llogarisim në baza ditore, i bjen 1.7 metra në ditë (Burimi: Vjetari Statistikor i Agjencisë së Statistikave).’’

Tutje ai shtoi se kjo qeveri  240 milionë euro tendera  i’u ka dhënë dostave e financuesve partiakë.

“Mos të harrojmë: Kjo Qeveri ka menaxhuar me 12 miliardë euro, prej të cilave 240 milionë ju kanë dhënë tendera dostave dhe financuesve të partisë”, ka shkruar ai.