Roma dorëzohet në fund, barazon me Torinon
Skuadra italiane ka barazuar 1:1 në udhëtim te Torino në kuadër të javës së pestë në Serie A. Ishte Roma ajo që kaloi në epërsi me golin e Romelu Lukakut në minutën e 68-të, që u asistua nga Rasmus Kristensen. Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe i barazuan shifrat në 1-1 me…

Sport
Skuadra italiane ka barazuar 1:1 në udhëtim te Torino në kuadër të javës së pestë në Serie A.
Ishte Roma ajo që kaloi në epërsi me golin e Romelu Lukakut në minutën e 68-të, që u asistua nga Rasmus Kristensen.
Mirëpo, vendasit nuk u dorëzuan deri në fund dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Duvan Zapatas (85′), për rezultatin final 1-1.
Edhe në këtë ndeshje për shkak të dëmtimit mungoi te Torino, mbrojësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Roma është aktualisht në vendin e 13-të me pesë pikë, ndërsa në xhiron e gjashtë do të ketë punë me Genona.