Ramadani: Konfuzioni rreth rezultateve zgjedhore dëmton sigurinë kombëtare

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shkruar në lidhje me vonesat të cilat kanë ndodhur me publikimin e rezultateve zgjedhore nga KQZ. Sipas Ramadanit, ky konfuzion e zbeh besimin publik dhe dëmton sigurinë kombëtare, shkruan lajmi.net. “Konfuzioni dhe ulja e besimit publik në procese demokratike është një prej qëllimeve të vazhdueshme të luftës armiqësore…

Lajme

13/02/2025 11:17

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shkruar në lidhje me vonesat të cilat kanë ndodhur me publikimin e rezultateve zgjedhore nga KQZ.

Sipas Ramadanit, ky konfuzion e zbeh besimin publik dhe dëmton sigurinë kombëtare, shkruan lajmi.net.

“Konfuzioni dhe ulja e besimit publik në procese demokratike është një prej qëllimeve të vazhdueshme të luftës armiqësore e hibride ndaj shteteve në konsolidim demokratik. Kosova ka arritur që të ndërtojë traditë të mirë të proceseve zgjedhore dhe efikasitetit të menaxhimit e administrimit të tyre. Madje, shpesh është cilësuar si shembull në Ballkanin Perëndimor për zgjedhje të lira, fer e demokratike dhe për efikasitetin në menaxhimin, administrimin dhe shpalljen e rezultateve zgjedhore. Për këtë, KQZ ka marrë gjithnjë vlerësimet më të larta”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka drejtuar disa pyetje KQZ-së.
“Por, çka ndodhi dhe pse ndodhi sivjet që KQZ të jetë pothuajse plotësisht jofunksionale në mbajtjen e traditës institucionale? Çka po ndodh dhe pse KQZ po përhap kaq tepër konfuzion? Pse ky konfuzion rreth rezultateve rrezikon të zbeh besimin publik në procesin zgjedhor? Kujt i konvenon kjo? Kosovës jo se jo”, ka shtuar Ramadani. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: