QKUK jep detaje për 18-vjeçarin e lënduar nga rrëzimi i vinçit: Ka lëndime serioze

Drejtori i mjekimit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, është deklaruar lidhur me gjendjen shëndetësore të 18 vjeçarit, që u lëndua dje pas rënies së vinçit në një punishte ndërtimi në Prishtinë. Uka, për Kosova Live në T7, ka thënë se pacienti ka lëndime serioze, porse, për momentin gjendja e tij është stabile. ‘’Pacienti ka pësuar…

Lajme

29/07/2026 12:47

Drejtori i mjekimit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, është deklaruar lidhur me gjendjen shëndetësore të 18 vjeçarit, që u lëndua dje pas rënies së vinçit në një punishte ndërtimi në Prishtinë.

Uka, për Kosova Live në T7, ka thënë se pacienti ka lëndime serioze, porse, për momentin gjendja e tij është stabile.

‘’Pacienti ka pësuar lëndime serioze, mirëpo fatmirësisht për momentin gjendja e përgjithshme prezantohet të jetë relativisht stabile. Vazhdon të marr tretmanin mjekësor.’’, ka thënë ai.

Uka, ka folur edhe për viktimën që ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marr nga ky rast, duke thënë se ‘’Lëndimet kanë qenë shumë serioze, dhe fatkeqësisht ai nuk ka mund t’i përballoi ato lëndime.’’.