Lushtaku nga Zubin Potoku: Arrestimet e serbëve të dyshuar për krime lufte duhet të vazhdojnë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar vendin ku po bëhen gërmime në Zubin Potok, që dyshohet për varrezë masive. Ai ka falenderuar Policinë për punën e tyre. “Dua ta falenderoj policinë e Kosovës edhe gjithë ata që e kanë bërë të mundur që të gjinden edhe këta të zhdukur, sepse ka shumë…

Lajme

29/07/2026 12:51

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka vizituar vendin ku po bëhen gërmime në Zubin Potok, që dyshohet për varrezë masive.

Ai ka falenderuar Policinë për punën e tyre.

“Dua ta falenderoj policinë e Kosovës edhe gjithë ata që e kanë bërë të mundur që të gjinden edhe këta të zhdukur, sepse ka shumë rëndësi për familjet, rrethin edhe për Kosovën natyrisht. Sa është e vështirë dhe e rëndë është edhe një ditë sidomos për familjet, çlirimi sepse në fund të fundit kanë mundësi që të shkojnë të vendosin një tufë lule pranë varrezave të tyre”, tha ai.

I pyetur për arrestimin e dy personave lidhur me këtë rast, Lushtaku tha se procesi duhet të vazhdojë në mënyrë profesionale, ndërsa theksoi se arrestimet për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë duhet të vazhdojnë.

“Mendoj se këtu tani varet edhe mënyra e punës, profesionalizmi i tyre, për mua është tepër pozitive që janë gjendur një pjesë e tyre. Unë nuk pres nga Serbia që të rreh shuplaka për arrestimin e atyre që kanë bërë krime në këtë vend. Arrestime duhet me vazhdu me ndodh, ka shumë serbë që janë të lirë e krimet janë tepër të mëdha në Kosovë e sidomos në komunën tonë”, tha ai.