Prokuroria në Beograd paralajmëron reagim ligjor ndaj çdo akti dhune gjatë zgjedhjeve
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të ulin tensionet mes tyre dhe të përmbahen nga sjelljet e papërshtatshme dhe të dhunshme. “Theksojmë se institucionet kompetente do të reagojnë në mënyrë adekuate, në përputhje me ligjin, ndaj çdo përpjekjeje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike,…
Lajme
Prokuroria e Lartë Publike në Beograd u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të ulin tensionet mes tyre dhe të përmbahen nga sjelljet e papërshtatshme dhe të dhunshme.
“Theksojmë se institucionet kompetente do të reagojnë në mënyrë adekuate, në përputhje me ligjin, ndaj çdo përpjekjeje për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ndaj dhunës së çfarëdo lloji, para, gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas tyre”, thuhet në komunikatë.
Aty thuhet po ashtu se prokuroria po e përcjell nga afër situatën në Beograd gjatë ditës së zgjedhjeve dhe po koordinon punën e prokurorive themelore publike dhe të policisë, me qëllim që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë paqësore, në një atmosferë demokratike dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Serbisë.