Prokurori i Shtetit: 17 raste të lajmëruara kanë paraqitur elemente të veprave penale kundër të drejtës së votimit, 5 persona janë ndaluar

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se mbi 100 prokurorirë dhe personel i sistemit prokurorial kanë punuar sot dhe ende po punojnë me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor. Ata kanë njoftuar se Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se…

Lajme

07/06/2026 20:35

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se mbi 100 prokurorirë dhe personel i sistemit prokurorial kanë punuar sot dhe ende po punojnë me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Ata kanë njoftuar se Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm shtatëmbëdhjetë prej tyre paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtave të votimit.

Në Prishtinë kemi 4 raste, në Prizren kemi 6 raste, në Pejë 2 raste, në Ferizaj 3 raste dhe në Mitrovicë veri kemi 2 raste. Nga të gjitha këto raste kemi 5 persona të ndaluar dhe 12 persona të liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Ata kanë thënë se Prokurorët e shtetit do të vazhdojnë të kujdestarojnë edhe gjatë numërimit të votave në vendvotime deri në dërgimin e tyre në qendrat komunale të numërimit.

Me këtë rast Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit falënderon qytetarët e Republikës së Kosovës, mediat dhe shoqërinë civile për bashkëpunimin e treguar me Prokurorin e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe ndjekjen e suksesshme të veprave penale lidhur me këto zgjedhje”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/