Vetëvendosje e para në 21 komuna, PDK-ja në tri , AAK-ja në dy dhe LDK-ja vetëm në Istog

Kanë mbetur edhe rreth 11 për qind deri në përfundim të numërimit të votave. Nga publikimi i deritashëm nga Komisioni Qendror Zgjedhor del se Lëvizja Vetëvendosje prin në më së shumti komuna si: Prishtinë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Lipjan, Han të Elezit, Gjakovë, Pejë, Suharekë, Shtime, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë të Jugut, Podujevë, Dragash, Prizren, Rahovec…

Lajme

07/06/2026 21:23

Kanë mbetur edhe rreth 11 për qind deri në përfundim të numërimit të votave.

Nga publikimi i deritashëm nga Komisioni Qendror Zgjedhor del se Lëvizja Vetëvendosje prin në më së shumti komuna si: Prishtinë, Kamenicë, Gjilan, Viti, Lipjan, Han të Elezit, Gjakovë, Pejë, Suharekë, Shtime, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri, Mitrovicë të Jugut, Podujevë, Dragash, Prizren, Rahovec , Kaçanik, Fushë-Kosovë dhe në Klinë, transmeton lajmi.net.

PDK-ja është e para në tri komuna si: Skenderaj, Drenas dhe në Malishevë.

AAK-ja në dy komuna: Deçan dhe në Junik.

Derisa LDK-ja është e para vetëm në Istog./Lajmi.net/