Bedri Hamza vjen me reagim: Rënia e VV-së do të ishte më e madhe po të mos ishte keqpërdorur paraja publike dhe resurset shtetërore

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar për herë të parë që nga numërimi i votave. Hamza në një lidhje direkte në Debat Plusa tha se PDK e ka ruajtur votën e saj, kurse VV ka shënuar rënien më të madhe, transmeton lajmi.net. Ai tha se rënia e VV-së do të ishte ende më e…

Lajme

07/06/2026 21:29

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar për herë të parë që nga numërimi i votave.

Hamza në një lidhje direkte në Debat Plusa tha se PDK e ka ruajtur votën e saj, kurse VV ka shënuar rënien më të madhe, transmeton lajmi.net.

Ai tha se rënia e VV-së do të ishte ende më e madhe po të mos keqpërdoreshin paratë publike.

“Rezultati si për qindje është kjo që është, PDK ka arritur të ruaj për qindjen e vetë. Megjithatë kemi një abstenim të votuesit. Ne duhet të kemi konsideratë, që e kam thanë paraprakisht që është garë jo e barabartë, jo fer dhe janë përdorur qindra miliona euro për ndryshe, domethënë, numrin më të madhe të votave e ka humbur Lëvizja Vetëvendosje, do të ishte rënia më e madhe për VV-në po të mos ishte keqpërdorur paraja publike dhe resurset shtetërore.”, tha ai./lajmi.net/