Plagoset një person me armë në Prishtinë, raportohet se viktima dhe i dyshuari janë ushtarë të FSK-së

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Prishtinë. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana. Ai ka thënë se nga arma e zjarrit është plagosur një person dhe është dërguar për trajtim mjekësor. “Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për…

Lajme

16/11/2025 21:06

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 14:30 në Prishtinë.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana.

Ai ka thënë se nga arma e zjarrit është plagosur një person dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Pllana.

Në media është raportuar se viktima është ushtar i FSK-së, dhe se është plagosur nga kolegu i tij, gjithashtu ushtar i FSK-së. /Lajmi.net/