Pesë persona dërgohen në mbajtje për 48 orë për rastin në Lupç të Podujevës

Pesë persona për rastin në Lupç janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Për Lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti. “Deri tani nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.”-ka thënë…

Lajme

01/05/2024 20:35

Pesë persona për rastin në Lupç janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Për Lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Deri tani nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.”-ka thënë Ahmeti.

Ndërsa para disa orëve Ahmeti ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, shkruan Lajmi.net.

“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme  në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për  ndriçimin e plotë të rastit.”-ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/