Përleshja masive në hendboll, gjashtë lojtarë pranuan tretman mjekësor 

Ndeshja e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në hendboll në mes Vushtrrisë dhe Trepçës u përcoll me incidente. Ndeshja u ndërpre në minutën e 35′, për shkak që lojtarët e dy klubeve filluan të përleshen me njëri-tjetrin. Pas atij incidenti Policia e Kosovës zbrazi palestrën e Vushtrrisë, por ndeshja nuk u zhvillua, transmeton…

Sport

25/04/2023 09:40

Ndeshja e xhiros së parafundit në Superligën e Kosovës në hendboll në mes Vushtrrisë dhe Trepçës u përcoll me incidente.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 35′, për shkak që lojtarët e dy klubeve filluan të përleshen me njëri-tjetrin.

Pas atij incidenti Policia e Kosovës zbrazi palestrën e Vushtrrisë, por ndeshja nuk u zhvillua, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit të fundit të Policisë, gjashtë lojtarë kanë pranuar tretman mjekësor pas rrahjes masive.

“Raportohet se gjatë një ndeshje sportive ka ardhur deri te përleshja në mes të disa personave, përveq kësaj disa persona të tjerë kanë hedhur gjësende në drejtim të tyre. Si pasojë, gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme”, thuhej në raportin policor.

Kujtojmë që pas asaj ngjarje të shëmtuar reagoi edhe Federata e Hendbollit e Kosovës dhe presidenti i tyre, Eugen Saraçini./Lajmi.net/