“Përgjegjësia është e Qeverisë”, Kadrijaj kërkon shkarkime pas vra*jes së Arlinda Zekajt
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar shkarkime në hierarkinë institucionale. Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Kadrijaj ka shprehur bashkëndjenjën me familjen e viktimës, ndërsa ka kritikuar përpjekjet që, sipas saj, synojnë ta zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësia…
Lajme
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar shkarkime në hierarkinë institucionale.
Duke folur në Kuvendin e Kosovës, Kadrijaj ka shprehur bashkëndjenjën me familjen e viktimës, ndërsa ka kritikuar përpjekjet që, sipas saj, synojnë ta zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësia e institucioneve.
“Përgjegjësia është e këtyre njerëzve prapa këtu, e Qeverisë”, ka deklaruar Kadrijaj nga foltorja e Kuvendit.
Ajo ka kërkuar llogaridhënie dhe shkarkime, duke theksuar se Arlinda Zekaj u ishte drejtuar Qeverisë dhe institucioneve për ndihmë.
“Jepni përgjegjësi për ato që kanë ndodhur, shkarkime për njerëzit dhe për gjithë hierarkinë, sepse Arlinda i është drejtuar Qeverisë dhe institucioneve. Përgjegjësia është e juaja, Qeveri, dhe ministrave tuaj”, ka thënë Kadrijaj. /Lajmi.net/