Pauzë në Kuvend – Konushevci thotë se propozimi i Simiqit duhet të shqyrtohet sipas rregullave kushtetuese
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit për 30 minuta, duke thënë se pauza lidhet me propozimin e deputetit serb, Igor Simiq, për nënkryetar të Kuvendit. Konushevci ka thënë se në Republikën e Kosovës çdo propozim institucional duhet të bëhet në përputhje me rregullat kushtetuese. Ai ka pretenduar…
Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arton Konushevci, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit për 30 minuta, duke thënë se pauza lidhet me propozimin e deputetit serb, Igor Simiq, për nënkryetar të Kuvendit.
Konushevci ka thënë se në Republikën e Kosovës çdo propozim institucional duhet të bëhet në përputhje me rregullat kushtetuese.
Ai ka pretenduar se Simiq ka propozuar nënkryetarin e Kuvendit në emër të komunitetit serb, veprim të cilin e ka cilësuar si shkelje të qëllimshme dhe ka kërkuar që të ndërmerren masa ndaj tij.
“Në Republikën e Kosovës, propozimet institucionale kanë rregulla të qarta kushtetuese, andaj kjo shkelje e qëllimshme nga deputeti serb, Simiq, i cili propozoi nënkryetarin e Kuvendit në emër të popullit serb, duhet të sanksionohet nga autoritetet kompetente”, ka shkruar Konushevci.
Seanca e Kuvendit është ndërprerë për një pauzë 30-minutëshe, ndërsa pas përfundimit të saj pritet të vazhdojë procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. /Lajmi.net/