Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, Abdixhiku: Gjashtë deputetë kanë deklaruar se nuk votojnë për Bekim Sejdiun
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për media pas mbledhjes që ka mbajtur me Grupin Parlamentar. Ai ka thënë se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta votojnë kandidatin për të cilin kanë bërë marrëveshje me VV-në për President, Bekim Sejdiun. “Siç tanimë edhe jeni të njoftuar, në ora…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka folur për media pas mbledhjes që ka mbajtur me Grupin Parlamentar.
Ai ka thënë se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta votojnë kandidatin për të cilin kanë bërë marrëveshje me VV-në për President, Bekim Sejdiun.
“Siç tanimë edhe jeni të njoftuar, në ora 14:00 kemi mbajtur mbledhjen e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën Kryesi kemi diskutuar jo vetëm propozimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të vendit, për profesor Bekim Sejdiun, por edhe gjithë angazhimin tonë politik në këtë drejtim. Diskutimet ishin super pozitive për kandidaturën nga Kryesia. Njihej personalisht se Bekim Sejdiu është i jashtëzakonshëm, si një patriot, si një njeri që ka punuar me dinjitet në të gjitha institucionet e veta, ka udhëhequr vendin me ndershmëri. Dhe në mënyrë unanime, pa asnjë votë kundër, e gjithë Kryesia, e përbërë nga anëtarë të ndryshëm nga të gjitha anët e Kosovës, votuan për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se pas mbledhjes së grupit parlamentar, i kanë dhënë fund përpjekjeve të Kosovës dhe të gjithë procesit të zgjedhjes.
“6 deputetë kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Konkretisht: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidaturën e propozuar”, tha Abdixhiku. /Lajmi.net/