Osimhen: Kvaratskhelia mund të fitojë Topin e Artë

Victor Osimhen beson se shoku i tij i skuadrës Kvicha Kvaratskhelia mund të fitojë Topin e Artë. Kvaratskhelia po tregon formë fenomenale këtë sezon, së bashku me Osimhen po udhëheqin ekipin e Napolit drejt suksesit në Serie A. Osimhen ishte plot lëvdata për shokun e tij të skuadrës, duke pretenduar se gjeorgjiani mund të vazhdonte…

Sport

07/03/2023 11:25

Victor Osimhen beson se shoku i tij i skuadrës Kvicha Kvaratskhelia mund të fitojë Topin e Artë.

Kvaratskhelia po tregon formë fenomenale këtë sezon, së bashku me Osimhen po udhëheqin ekipin e Napolit drejt suksesit në Serie A.

Osimhen ishte plot lëvdata për shokun e tij të skuadrës, duke pretenduar se gjeorgjiani mund të vazhdonte të fitonte çmimin më të madh individual në futbollin botëror.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm, e kuptova menjëherë. Të gjithë e duan atë në dhomën e zhveshjes, jo vetëm për atë që bën në fushë, por edhe për atë që bën jashtë saj”, tha ai.

“Unë besoj se ai mund të fitojë Topin e Artë në vitet e ardhshme, shpresoj që ai gjithashtu t’i sjellë shumë suksese Napolit”, u shpreh nigeriani.

Kujtojmë që Kvaratskhelia kaloi në Napoli nga Dinamo Batumi në vitin 2022 për shumën e 15 milionë eurove./Lajmi.net/