Operacion i përbashkët në Prizren – kontrolle të shtuara ndaj automjeteve të transportit
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTR) në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka realizuar një aktivitet të përbashkët kontrolli në terren. Aktiviteti përfshiu asistimin e inspektorëve të MMPHI-së gjatë matjes së automjeteve me peshore, patrullimin në zonën e përgjegjësisë, si dhe kontrollin e automjeteve që transportojnë…
Lajme
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor (NJRTR) në Prizren, në bashkëpunim me inspektorët e Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka realizuar një aktivitet të përbashkët kontrolli në terren.
Aktiviteti përfshiu asistimin e inspektorëve të MMPHI-së gjatë matjes së automjeteve me peshore, patrullimin në zonën e përgjegjësisë, si dhe kontrollin e automjeteve që transportojnë mallra dhe pasagjerë, duke përfshirë verifikimin e dokumentacionit përkatës.
Sipas njoftimit, si rezultat i kontrolleve të kryera gjatë 2 marsit 2026:
Janë shqiptuar gjithsej 36 gjoba dhe fletëparaqitje për kundërvajtje.
Gjobat kanë qenë nga shuma më të ulëta deri në 600 euro, varësisht nga natyra e shkeljes.
Masat ndëshkuese janë aplikuar si ndaj drejtuesve të mjeteve, ashtu edhe ndaj personave juridikë, përkatësisht subjekteve afariste.
Policia e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e mjedisit, duke vazhduar bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse për të garantuar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët.