Nis intervistimi i zyrtarit të QPS-së në Pejë për rastin e Arlinda Zekajt, kërkon që mediat të mos jenë të pranishme
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Shpat Morinës, zyrtar në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt. Para nisjes së intervistimit, Morina ka kërkuar që mediat të mos e përcjellin këtë proces, duke iu referuar ndjeshmërisë së rastit dhe diskutimeve që lidhen me djalin e Arlindës. Intervistimi…
Lajme
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Shpat Morinës, zyrtar në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Para nisjes së intervistimit, Morina ka kërkuar që mediat të mos e përcjellin këtë proces, duke iu referuar ndjeshmërisë së rastit dhe diskutimeve që lidhen me djalin e Arlindës.
Intervistimi po zhvillohet në kuadër të punës së Komisionit Hetimor Parlamentar për zbardhjen e rrethanave dhe trajtimin institucional të rastit. /Lajmi.net/