Me 30 maj mbahet premiera e shfaqjes teatrale “N’Vjenë” në Shtime

Me 30 maj do të mbahet premiera e shfaqjes teatrale “N’Vjenë”, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime. Shfaqja do të filloj nga ora 19:00 dhe bazohet në veprën “Pacienti i Dr. Frojdit” nga dramaturgu i njohur Miro Gavran. Regjinë e kësaj shfaqje e ka bërë regjisori Astrit Bytyqi, ndërsa luajnë aktorët profesionistë Ali Demi, Arbnorë…

ShowBiz

28/05/2024 20:03

Me 30 maj do të mbahet premiera e shfaqjes teatrale “N’Vjenë”, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime.

Shfaqja do të filloj nga ora 19:00 dhe bazohet në veprën “Pacienti i Dr. Frojdit” nga dramaturgu i njohur Miro Gavran.

Regjinë e kësaj shfaqje e ka bërë regjisori Astrit Bytyqi, ndërsa luajnë aktorët profesionistë Ali Demi, Arbnorë Nuha dhe Brahim Basha.

N’VJENË” sjell në skenë një histori intriguese dhe të ngjeshur me elemente psikologjike. Veprimi ndodh në zyrën e Dr. Sigmund Freud, ku një pacient i veçantë vjen për të kërkuar ndihmë. Shfaqja eksploron temat e ndërgjegjes, ëndrrave dhe konflikteve të brendshme, duke thelluar marrëdhëniet komplekse ndërmjet pacientit dhe terapistit. Përmes dialogëve të gjallë dhe situatave komike e dramatike, publiku do të mund të ndjekë një histori të thellë psikologjike që reflekton mbi natyrën njerëzore dhe sekretet e mendjes.

Kompozitor i kësaj shfaqje është Valton Beqiri, skenograf Petrit Bakalli, kostumografe Rabije Kryeziu dhe ndriçues Hajrulla Elezi.