Ndryshohen kufizimet për vizitat te Thaçi në Hagë, katër persona vazhdojnë të jenë të ndaluar

Gjykatësi Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me vizitat te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Vendimi lidhet me rastin e dytë ndaj Thaçit, në të cilin ai akuzohet për vepra që lidhen me ndërhyrjen në administrimin e drejtësisë. Sipas vendimit, është hequr…

Lajme

24/09/2026 11:20

Gjykatësi Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me vizitat te ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Vendimi lidhet me rastin e dytë ndaj Thaçit, në të cilin ai akuzohet për vepra që lidhen me ndërhyrjen në administrimin e drejtësisë.

Sipas vendimit, është hequr ndalimi për vizita për Milaim Ahmetiajn, Milaim Cakiqin, Avni Kastratin dhe tre persona të tjerë, emrat e të cilëve janë të redaktuar në dokument.

Ndërkohë, ndalesa për vizita është vazhduar për Artan Behramin, Ismail Sylën, Blerim Shalën dhe Vllaznim Kryeziun.

Për personat ndaj të cilëve është hequr ndalimi, vizitat nuk janë plotësisht të pakufizuara, pasi ato duhet të zhvillohen nën monitorim aktiv.

Sipas vendimit, gjatë këtyre vizitave, Administrata duhet të raportojë çdo përpjekje për komunikimin e informacionit konfidencial, dhënien e udhëzimeve lidhur me dëshmitarët apo shkelje të tjera të rregullave të Qendrës së Paraburgimit. /Lajmi.net/