Ndërmarrja Trepça dërgon padi për një ish punëtor, merrte pagë pa punuar

Ndërmarrja Trepça Sh.A ka dërguar padi ndaj një ish punëtori. Sipas njoftimit të Trepçës i njëjti po merrte pagën pa punuar. “Me datën 24.9.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë…

Lajme

24/09/2024 14:25

Ndërmarrja Trepça Sh.A ka dërguar padi ndaj një ish punëtori.

Sipas njoftimit të Trepçës i njëjti po merrte pagën pa punuar.

“Me datën 24.9.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë). Andaj, Trepça Sh.A. në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë”, thuhet në njoftimin e Trepçës. /Lajmi.net/